Lideri i ekstremit të djathtë në Gjermani kërkon largimin e deri në 2.6 milionë ukrainasve, sirianëve dhe afganëve

Tino Chrupalla, bashkëkryetar i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka kërkuar riatdhesimin e deri në 2.6 milionë personave që jetojnë në Gjermani.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës gjermane Die Welt, të raportuar nga European Pravda, propozimi i tij parashikon largimin nga vendi jo vetëm të personave që ligjërisht janë të detyruar të largohen dhe të të huajve të dënuar për vepra penale, por edhe të shtetasve sirianë, afganë dhe ukrainas, në rast se pushojnë së ekzistuari arsyet për të cilat u është dhënë mbrojtje.

Chrupalla e arsyetoi kërkesën duke iu referuar ndryshimeve të mundshme politike dhe të sigurisë në vendet e origjinës. Sipas tij, nëse lufta në Ukrainë përfundon ose situata e sigurisë në Siri dhe Afganistan përmirësohet deri në atë pikë sa mbrojtja nuk është më e nevojshme, këta persona duhet të kthehen në vendet e tyre.

“Dhe po flasim për 2.6 milionë njerëz”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.

Kjo kërkesë e vendos Chrupallan në kundërshtim me një tjetër anëtar të partisë, Maximilian Krah, i cili më herët kishte paralajmëruar për pritshmëri jorealiste sa u përket dëbimeve. Sipas vlerësimit të tij, largimi me forcë i 200 mijë personave do të përbënte operacionin më të madh të këtij lloji në Evropën e pasluftës.

Edhe eksperti i migracionit Daniel Thym e konsideron paraqitjen e situatës nga Chrupalla si çorientuese. Sipas tij, lideri i AfD-së krijon përshtypjen se miliona ukrainas, sirianë dhe afganë mund të dëbohen në mënyrë masive dhe brenda një periudhe të shkurtër, gjë që nuk është e mundur ligjërisht.

Thym, profesor në Universitetin e Konstancës, theksoi se statusi i mbrojtjes duhet të shqyrtohet veçmas për secilin person. Edhe nëse kushtet në vendet e origjinës ndryshojnë dhe ndikojnë në vazhdimësinë e mbrojtjes, kjo nuk do të thotë se ndryshimi zbatohet automatikisht për të gjithë pjesëtarët e një grupi të caktuar etnik apo kombëtar.

Për këtë arsye, eksperti vlerëson se shifra e përmendur nga Chrupalla është dukshëm e fryrë.

Sipas të dhënave më të fundit, në mesin e vitit 2026 rreth 259 mijë persona në Gjermani ishin subjekt i dëbimit. Bëhet fjalë për individë, kërkesat e të cilëve për azil ishin refuzuar, të cilët nuk kishin më të drejtë qëndrimi dhe duhej të largoheshin nga vendi.

Megjithatë, 77 për qind e tyre kishin marrë leje të përkohshme qëndrimi, e cila pezullon zbatimin e dëbimit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Verifikimi në terren pas raportimeve për prerje të drunjve në Bjeshkën e Sejnovës: Dëmtimet janë në territorin e Malit të Zi

Verifikimi në terren pas raportimeve për prerje të drunjve në Bjeshkën e Sejnovës: Dëmtimet janë në territorin e Malit të Zi

Gashi i reagon Kurtit: Pas shtatë vjetësh në pushtet, po na e shet varfërinë si kënaqësi

Gashi i reagon Kurtit: Pas shtatë vjetësh në pushtet, po na e shet varfërinë si kënaqësi

Tesla investon 3 miliardë euro në Gjermani, synon të ndërtojë fabrikën më të madhe të veturave në Evropë

Tesla investon 3 miliardë euro në Gjermani, synon të ndërtojë fabrikën më të madhe të veturave në Evropë