LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën, më 9 nëntor 2026, pritet të vazhdojë procesi i rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, e cila humbi jetën në gusht të vitit 2023, pasi ra nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë.

Sponsor 3M Express

Seanca gjyqësore është paraparë të nisë në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Endrit Nika po përballet sërish me drejtësinë pasi Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ai ishte dënuar me 18 vjet burgim më 19 shkurt 2026.

Gjykata e shkallës së dytë kishte konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Çfarë thotë aktakuza për natën tragjike?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 1 gusht 2023, në hotelin “Sonoma” në Fushë-Kosovë, Endrit Nika dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me partneren e tij, Maria Clara Urdangaray, fillimisht e kishte goditur dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Prokuroria pretendon se përleshja kishte vazhduar edhe brenda dhomës së hotelit, ku i akuzuari dyshohet se e kishte goditur dhe shtyrë viktimën drejt një qosheje të dhomës, duke ia pamundësuar largimin.

Sipas organit të akuzës, si pasojë e goditjeve dhe shtyrjeve, ishte shkëputur korniza e dritares dhe viktima kishte rënë nga kati i gjashtë.

Maria Clara kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dëshmia tronditëse e recepsionistes: Maria Clara ishte ende gjallë dhe kërkonte ujë

Në seancën e 12 tetorit, para trupit gjykues kishte dëshmuar recepsionistja e hotelit, e cila kishte rrëfyer momentet pas rënies së shtetases argjentinase.

Ajo kishte deklaruar se rreth orës 02:00 kishte dëgjuar një krismë të fortë dhe, pasi kishte dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, kishte vërejtur një vajzë të shtrirë në tokë, të rrethuar nga xhamat e thyer.

Sipas dëshmisë së saj, Maria Clara ishte ende gjallë dhe kishte kërkuar ujë.

Seanca ishte shoqëruar me momente të rënda emocionale, ndërsa nëna e viktimës ishte parë duke qarë gjatë procesit gjyqësor.

Në seancat e mëvonshme janë dëgjuar edhe dëshmitarë lidhur me funksionimin e kamerave të sigurisë dhe rrethanat e ngjarjes në hotel.

Endrit Nika mohon fajësinë

Në seancën e parë të rigjykimit, të mbajtur më 1 shtator 2026, Nika ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Mbrojtja ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke argumentuar se vdekja e argjentinases kishte ndodhur aksidentalisht, për shkak të problemeve me sigurinë dhe konstruksionin e dritares së hotelit.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka qëndruar pranë aktakuzës, duke pretenduar se provat do të dëshmojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarit.

Procesi gjyqësor po zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Gazmend Bahtiri, me anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht për këtë rast dhe do të përcjellë nga afër edhe vazhdimin e procesit të rigjykimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shpallen rezultatet për prokurorë të rinj: Mbi 100 kandidatë kalojnë Testin Kualifikues

Shpallen rezultatet për prokurorë të rinj: Mbi 100 kandidatë kalojnë Testin Kualifikues

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët