LEX | U dënua me 13 vjet burg për krime lufte – Apeli rrëzon aktgjykimin ndaj Muhamet Alidemajt, rasti sërish në rigjykim

Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin me të cilin Muhamet Alidemaj ishte dënuar me 13 vjet burg për krime lufte kundër popullsisë civile. Çështja është kthyer sërish në rigjykim, ndërsa Alidemaj do të mbetet në paraburgim deri në vendimin e radhës të gjykatës së shkallës së parë.

Sponsor 3M Express

Departamenti Special i Apelit i aprovoi ankesat e të akuzuarit dhe të mbrojtjes, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 2 shkurtit 2026, e anuloi sipas detyrës zyrtare.

Pse u anulua aktgjykimi?

Apeli konstatoi se Themelorja, edhe gjatë rigjykimit, nuk i kishte korrigjuar mangësitë e evidentuara në vendimin e mëparshëm. Sipas kolegjit, aktgjykimi nuk shpjegonte se cilat veprime konkrete kishte ndërmarrë Alidemaj dhe cili kishte qenë kontributi i tij në kryerjen e veprës në bashkëkryerje.

Sipas Apelit, Themelorja kishte vlerësuar vetëm deklaratat e tre dëshmitarëve, duke lënë pa vlerësuar provat e tjera të administruara në gjykim. Ajo gjithashtu nuk kishte dhënë arsyetim për provat dhe pretendimet e mbrojtjes. Apeli i cilësoi këto mangësi si shkelje esenciale të procedurës penale.

Në rigjykim, Themelorja duhet ta vlerësojë secilën provë veçmas dhe në lidhje me provat e tjera, si dhe të arsyetojë se cilat fakte i konsideron të vërtetuara dhe mbi çfarë provash mbështetet.

Me aktgjykimin tashmë të anuluar, Themelorja e kishte shpallur Alidemajn fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile në bashkëkryerje. Në dënimin prej 13 vjetësh i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga 30 marsi 2021.

I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

Milani ka përgatitur një ofertë gjigante për Tresoldin

Zjarri në Crans Montana, Zvicra do t’i paguajë faturat mjekësore për viktimat italiane

Zjarri në Crans Montana, Zvicra do t’i paguajë faturat mjekësore për viktimat italiane

Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli