LEX | Sinjali sjell detaje nga aktgjykimi ndaj Arbër Havollit – e vrau me nëntë plumba të riun që do të martohej pas një jave, dënohet me 20 vjet burgim

LEX | Sinjali sjell detaje nga aktgjykimi ndaj Arbër Havollit – e vrau me nëntë plumba të riun që do të martohej pas një jave, dënohet me 20 vjet burgim

LEX | Sinjali sjell detaje nga aktgjykimi ndaj Arbër Havollit – e vrau me nëntë plumba të riun që do të martohej pas një jave, dënohet me 20 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim Arbër Havollin, i njohur me nofkën “Korab”, për vrasjen e Bashkim Spahiu. në Podujevë, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armës.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali ka siguruar aktgjykimin e Departamentit për Krime të Rënda, nga i cili zbulohen detaje për mënyrën e kryerjes së vrasjes, të kaluarën penale të të dënuarit dhe faktin se viktima kishte planifikuar të martohej vetëm një javë pas ngjarjes tragjike.

Sipas aktgjykimit, më 6 shtator 2025, rreth orës 19:30, në një fshat të Podujevës, Arbër Havolli iu afrua veturës së viktimës, e cila ishte e ndaluar në skaj të rrugës, përballë një marketi.

Fillimisht, Havolli kishte biseduar me viktimën, ndërsa më pas kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta.

Viktima kishte planifikuar martesën një javë pas vrasjes

Një nga detajet më prekëse që zbulohet në aktgjykim është se viktima, Bashkim Spahiu., kishte planifikuar të martohej vetëm një javë pas ngjarjes.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor ishte theksuar mosha relativisht e re e viktimës dhe fakti se ai ndodhej i pambrojtur brenda veturës në momentin kur u qëllua për vdekje.

Ishte dënuar më parë me pesë vjet burgim për tentimvrasje

Nga aktgjykimi rezulton se Arbër Havolli kishte qenë i dënuar më parë me pesë vjet burgim për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.

Ky dënim i mëparshëm është marrë parasysh nga gjykata si rrethanë rënduese gjatë përcaktimit të dënimit.

Në shqyrtimin gjyqësor ishte pretenduar gjithashtu se ndaj tij ekzistonin edhe pesë procedura të tjera për vepra të ngjashme.

Pranoi fajësinë: Më vjen keq për atë që ka ndodhur

Në shqyrtimin fillestar, më 13 maj 2026, Havolli kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, por ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen.

Megjithatë, gjatë seancës së 29 shtatorit 2026, ai ndryshoi qëndrim dhe pranoi fajësinë edhe për veprën penale të vrasjes.

Në fjalën përfundimtare, Havolli shprehu keqardhje për ngjarjen.

“Më vjen keq për këtë çka ka ndodh, nuk kam pasur dëshirë që të ndodh kjo, kam pas respekt ndaj të ndjerit në maksimum”, deklaroi ai.

Gjykata: Nëntë të shtënat dhe e kaluara penale, rrethana rënduese

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Alban Ajvazi, me anëtarët Gëzim Ademi dhe Adnan Kamberi, vlerësoi si rrethana rënduese mënyrën e kryerjes së vrasjes, shkallën e lartë të dashjes dhe dënimin e mëparshëm të Havollit.

Ndërsa, si rrethana lehtësuese u vlerësuan pranimi i fajësisë, pendimi dhe shprehja e keqardhjes.

Për veprën penale “Vrasje”, gjykata i shqiptoi 19 vjet burgim, ndërsa për mbajtje të paautorizuar të armës, dy vjet burgim.

Përfundimisht, Havolli u dënua me dënim unik prej 20 vjetësh burgim.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e përhershëm të armës së zjarrit, karikatorit me 13 fishekë dhe një thike.

Aktgjykimi u shpall më 1 tetor 2026, ndërsa u përpilua më 6 tetor 2026.

Kundër këtij vendimi lejohet ankesa në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit