LEX | “Më i rrezikshmi ishte me shami të kuqe” – dëshmia në gjykimin për krimet e luftës në Gjilan

LEX | “Më i rrezikshmi ishte me shami të kuqe” – dëshmia në gjykimin për krimet e luftës në Gjilan

LEX | “Më i rrezikshmi ishte me shami të kuqe” – dëshmia në gjykimin për krimet e luftës në Gjilan

Identifikimi në sallë i personit që dëshmitari e quajti “mësuesi” ka nxitur reagime të të akuzuarve në seancën e sotme ndaj pesë serbëve që ngarkohen për krime lufte kundër popullatës civile në rajonin e Gjilanit.

Sponsor 3M Express

Në seancën e monitoruar nga Gazeta Sinjali, dëshmitari drejtoi gishtin nga njëri prej të akuzuarve, duke e identifikuar si person të përfshirë në ngjarjet për të cilat po dëshmonte. Ky moment u shoqërua me tension dhe reagime nga të akuzuarit.

Kur prokurori e pyeti se kush ishte “mësuesi”, dëshmitari u përgjigj duke treguar drejt tij:

“Qe, qaty në sallë, ulë”.

Gjatë pyetjeve për Pogragjën, dëshmitari kërkoi që pyetja t’i drejtohej personit që sapo kishte identifikuar.

“Pyete mësuesin ku është Pogragja, qe ku e ki aty, mos më pyet mu”, deklaroi ai.

Në një pjesë tjetër të dëshmisë, ai përmendi një person me shami të kuqe në kokë, të cilin e cilësoi si më të rrezikshmin. Dëshmitari pretendoi se këtë person e kishte parë edhe me uniformë të Policisë së Kosovës në Gjilan.

“Më i rrezikshmi ka qenë me shami të kuqe në kokë, të cilin e kam pa me uniformë të Policisë së Kosovës në Gjilan”, tha ai.

Ndërkaq, gjatë pyetjeve të mbrojtjes, dëshmitari në një moment u përgjigj: “Ku e di unë kush i ka vra”.

Në gjykatore u paraqit edhe Dragan Cvetkoviq, i cili ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, bashkë me katër të akuzuarit e tjerë.

Prokuroria Speciale më 27 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzën PPS.nr.93/2024 ndaj Dragan Cvetkoviqit, Dragan Niçiqit, Millosh Shoshiqit, Nenad Stojanoviqit dhe Sllobodan Jevtiqit për krime lufte kundër popullatës civile. Rasti trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. 

Sipas përmbledhjes së aktakuzës në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë, të pandehurit ngarkohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, gjatë luftës më 1999 kanë kryer vrasje, plagosje, tortura, plaçkitje dhe dëbim të civilëve shqiptarë në fshatrat Inatoc, Llovcë, Pogragjë dhe Uglar të komunës së Gjilanit. 

Në mesin e të plagosurve të përmendur në aktakuzë është edhe Marigona Azemi, rreth dyvjeçare në atë kohë. Shoshiq dhe Stojanoviq ngarkohen gjithashtu për armëmbajtje pa leje, ndërsa Prokuroria ka propozuar dëgjimin e 19 dëshmitarëve. 

Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LDK i reagon presidentes Shiroka, kërkon rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

LDK i reagon presidentes Shiroka, kërkon rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

E ngarkuara me punë e SHBA-së takon Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në siguri

E ngarkuara me punë e SHBA-së takon Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në siguri

Çfarë e dëmton më shumë mëlçinë dhe si mund ta ndihmoni atë të qëndrojë e shëndetshme?

Çfarë e dëmton më shumë mëlçinë dhe si mund ta ndihmoni atë të qëndrojë e shëndetshme?