Skender Llugiqi ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku përballet me akuzat për “Kanosje” dhe “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” në rastin që lidhet me deklaratat e tij ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Llugiqi dyshohet se e ka kanosur Haradinajn më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës. Gjatë aktivitetit “Bashkëatdhetarët në Kuvend”, ai dëgjohet në pamjet e publikuara duke thënë për Haradinajn se “duhet me u pushkatu”.
Prokuroria pretendon gjithashtu se Llugiqi, nga fillimi i gushtit deri më 12 gusht, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj Haradinajt përmes publikimeve në rrjete sociale dhe veprimeve publike. Sinjali raportoi më 16 tetor për ngritjen e aktakuzës.
Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





