LEX | Aktakuzë për vjedhjen milionëshe në “OXA GOLD” – Prokuroria thotë se me paratë e vjedhjes u ble banesë për 85 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur më 13 nëntor aktakuzë ndaj Xhafer Vllahiut dhe B.B. në rastin e vjedhjes në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë. Sipas aktakuzës, dëmi nga vjedhja arrin në 1 milion e 236 mijë euro.

Sponsor 3M Express

Vllahiu akuzohet se, bashkë me persona ende të paidentifikuar, depërtoi përmes murit të argjendarisë në rrugën “Agim Ramadani” gjatë natës mes 18 dhe 19 janarit 2026. Sipas Prokurorisë, nga kasaforta u morën rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri.

Vllahiu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të banesës së tij më 30 mars, Policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, një karikator dhe tre fishekë.

Gjashtë depozita bankare dhe një banesë e paguar me para të gatshme

Vllahiu dhe B.B. akuzohen për shpëlarje parash. Prokuroria pretendon se, nga 21 janari deri më 23 shkurt 2026, ata përdorën para që rridhnin nga vjedhja për të blerë një banesë në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, B.B. depozitoi gjithsej 44 mijë e 300 euro në gjashtë raste, duke i deklaruar si kursime familjare dhe të hyra nga biznesi. Prokuroria pretendon se paratë u qarkulluan disa herë përmes llogarive bankare për t’u dhënë transaksioneve pamje të ligjshme.

Çmimi i banesës, 85 mijë euro, sipas Prokurorisë, u pagua me para të gatshme nga B.B., në prani të Vllahiut. Banesa u ble në emër të saj.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës konfiskimin e përhershëm të banesës dhe të një veture. Të dyja pasuritë ndodhen nën urdhër ndalues përfundimtar.

Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Përfundon rigjykimi ndaj vëllezërve Salihu për vrasjen në Dumnicë, aktgjykimi shpallet më 17 nëntor

LEX | Përfundon rigjykimi ndaj vëllezërve Salihu për vrasjen në Dumnicë, aktgjykimi shpallet më 17 nëntor

Kryekrimineli Millan Radojçiq dyshohet se ka ikur në Rusi, raportojnë mediat në Serbi

Kryekrimineli Millan Radojçiq dyshohet se ka ikur në Rusi, raportojnë mediat në Serbi

Haxhiu pranon dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Haxhiu pranon dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë