LEX | Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra Afrim Bunjaku

LEX | Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra Afrim Bunjaku

LEX | Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra Afrim Bunjaku

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për përfshirje në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sponsor 3M Express

Raduloviq ngarkohet për kryerje të veprës terroriste dhe për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se, së bashku me të pandehurit e tjerë në rastin “Banjska”, kishte marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve policorë, si pjesëtar i një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.

Si pasojë e sulmit, përveç vrasjes së rreshterit Bunjaku, një zyrtar policor ishte plagosur dhe disa të tjerë kishin pësuar lëndime.

Prokuroria pretendon se grupi kishte për qëllim destabilizimin e strukturave themelore kushtetuese të Kosovës dhe shkëputjen e pjesës veriore të territorit, me synimin për t’ia bashkuar Serbisë.

Aktakuza e re është vazhdim i procedurës penale për rastin “Banjska”, në të cilin Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 të pandehurve më 11 shtator 2024.

Raduloviq ishte arrestuar më 17 prill 2026 në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Osmani: Vrasja e grave nis me kontrollin, kërcënimet dhe poshtërimin

Osmani: Vrasja e grave nis me kontrollin, kërcënimet dhe poshtërimin

Osmani kërkon reagim shoqëror: Dhuna ndaj grave nuk mund të justifikohet

Osmani kërkon reagim shoqëror: Dhuna ndaj grave nuk mund të justifikohet

Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë

Hoxha: Arlinda i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë