LEX | Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Sot, në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, ku të akuzuar janë ish-ministrja Rozeta Hajdari, dy zyrtarët e ministrisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Sponsor 3M Express

Seanca vjen pasi Gjykata e Apelit, më 13 nëntor 2026, njoftoi se i kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes. Apeli vërtetoi aktvendimin e 13 marsit 2026 të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e lënë në fuqi aktakuzën ndaj katër të pandehurve.

Çfarë thotë aktakuza?

Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën më 11 nëntor 2025. Sipas saj, Hajdari, Lipovica dhe Gara, gjatë shkurtit dhe marsit 2022, dyshohet se keqpërdorën detyrat zyrtare gjatë kontraktimit për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore, me qëllim që t’u siguronin përfitim pasuror personave të tjerë. Prokuroria pretendon se këto veprime i shkaktuan buxhetit të Kosovës 2.912.134,78 euro dëm.

Të tre akuzohen edhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare. Prokuroria pretendon se ata ia vunë në dispozicion Muharremit, pa autorizim, informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ndërmjetësoi dhe negocioi drejtpërdrejt, si dhe propozoi operatorë ekonomikë për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore.

Pas ngritjes së aktakuzës, Hajdari mbrojti vendimet e marra gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke thënë se furnizimi me produkte bazë për rezervat shtetërore ishte bërë në një periudhë të vështirë për vendin.

Shënim. Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell