LEX | 3 milionë euro dëm sipas aktakuzës, por të akuzuares Rozeta Hajdarit s’i bën vonë të paraqitet në gjykatë – dështon seanca për rezervat shtetërore

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, e caktuar për sot në orën 09:30 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Në seancë ka munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Nga katër të akuzuarit është paraqitur vetëm Hafiz Gara, ndërsa kanë munguar edhe Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare. Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 nëntor 2025, veprimet e të akuzuarve gjatë furnizimit me mallra të rezervave shtetërore në shkurt dhe mars të vitit 2022 dyshohet se i shkaktuan buxhetit të Kosovës dëm prej 2.912.134,78 eurosh.

Prokuroria pretendon se Hajdari, Lipovica dhe Gara keqpërdorën detyrat zyrtare për t’u siguruar përfitim pasuror personave të tjerë. Ata akuzohen gjithashtu se ia zbuluan pa autorizim Muharremit informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore.

Ndërkaq, Muharremi dyshohet se ndërmjetësoi dhe negocioi drejtpërdrejt, si dhe rekomandoi përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë për furnizimin e rezervave shtetërore.

Gjykata e Apelit, më 13 nëntor 2026, njoftoi se kishte refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe kishte lënë në fuqi aktakuzën ndaj katër të pandehurve, duke i hapur rrugë vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor.

Shënim. Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përshkallëzohet konflikti mes Houthitëve dhe Arabisë Saudite, goditen rafineritë e naftës dhe objektivat strategjike

Përshkallëzohet konflikti mes Houthitëve dhe Arabisë Saudite, goditen rafineritë e naftës dhe objektivat strategjike

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Dështon seanca për “Rezervat shtetërore”, mungojnë tre të akuzuarit

Dështon seanca për “Rezervat shtetërore”, mungojnë tre të akuzuarit