Lëvizje e bujshme në horizont, Van Dijk mund të përfundojë te gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Lëvizje e bujshme në horizont, Van Dijk mund të përfundojë te gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Lëvizje e bujshme në horizont, Van Dijk mund të përfundojë te gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Fabio Cannavaro ka zbuluar një prapaskenë interesante për të ardhmen e Virgil van Dijk, duke thënë se mbrojtësi holandez i ka shprehur dëshirën për të luajtur në Serie A.

Sponsor 3M Express

Madje, legjenda italiane beson se Milani do të ishte destinacioni ideal për kapitenin e Liverpoolit.

“Van Dijk më ka thënë se do të dëshironte të luante në Serie A. Ai do të ishte perfekt për Milanin”, deklaroi Cannavaro.

E ardhmja e 35-vjeçarit vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni.

Edhe pse së fundmi ka shprehur pasiguri për vazhdimësinë në “Anfield”, mediat raportojnë se drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të një kontrate afatshkurtër për kapitenin e tyre.

Van Dijk, megjithatë, ka theksuar se beson se mund të luajë edhe për disa vite në nivelin më të lartë të futbollit.

Ndërkohë, Milani po vazhdon të kërkojë përforcime në tregun e transferimeve, ndërsa drejtori ekzekutiv Gerry Cardinale është i gatshëm të bëjë investime ambicioze, të ngjashme me transferimin rekord të Gonçalo Ramos gjatë kësaj vere.

Endrick i Real Madridit mbetet objektivi kryesor i “Rossonerëve” për afatin kalimtar të janarit, por Van Dijk shihet si një mundësi e madhe për klubin italian në verën e ardhshme./Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Të arrestuarit në aksionin me 136 kg marihuanë janë një grua dhe një burrë nga Kosova dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Ekskluzive | Të arrestuarit në aksionin me 136 kg marihuanë janë një grua dhe një burrë nga Kosova dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Kandidati i studentëve serbë për President: Kosova, territor përkohësisht i okupuar

Kandidati i studentëve serbë për President: Kosova, territor përkohësisht i okupuar

Ndalohen tre persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë

Ndalohen tre persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë