Ndalohen tre persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë

Ndalohen tre persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë

Ndalohen tre persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në zbatim të planit taktik të koduar “Kufiri 2”, sot, në autostradën “Arbën Xhaferi”- afër daljes Doganaj-Kaçanik, është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e dyshuar për marihuanë, në sasi prej rreth 136 kilogramë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, një person tjëtër i dyshuar për përfshirje në rast gjendet në arrati, ndërsa, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.  

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, personat e dyshuar në këtë rast janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se të njëjtit kishin për qëllim transportin, shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit marihuanë, nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Republikës së Kosovës, e më pas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me destinacion përfundimtar Republikën e Turqisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdoj tutje me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me këtë rast, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe identifikimit të të gjithë personave të dyshuar.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Prokuroria jep detaje për aksionin “Kufiri 2” në Kaçanik: Droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë

Prokuroria jep detaje për aksionin “Kufiri 2” në Kaçanik: Droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Stërvitje e përbashkët e Gardës së Nju-Xhersit dhe ushtrisë shqiptare

Stërvitje e përbashkët e Gardës së Nju-Xhersit dhe ushtrisë shqiptare