Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, nuk do të jetë në dispozicion të Gjermanisë U21 për dy ndeshjet miqësore kundër Belgjikës dhe Kroacisë.

Sponsor 3M Express

Përzgjedhësi i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, e ka zëvendësuar 20-vjeçarin me një futbollist tjetër, pasi Ibrahimovic ka pësuar lëndim.

Ai u zëvendësua në pushimin mes pjesëve në humbjen 5-2 të Augsburgut nga Leipzigu, në ndeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës.

Ibrahimovic është i huazuar te Augsburgu nga Bayern Munichu deri në fund të sezonit. Në shtatë paraqitje në Bundesligë, ai ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asistim, ndërsa ka shënuar edhe një herë në Kupën e Gjermanisë.

Pavarësisht angazhimit të tij me grupmoshat e Gjermanisë, Kosova ende shpreson ta bindë Ibrahimoviqin që në të ardhmen të zgjedhë fanellën e Kombëtaren A.

Sulmuesi është me prejardhje kosovare dhe përfaqësimi i tij në nivelin senior mbetet një mundësi që do të ishte shumë e rëndësishme për Dardanët.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim të konfirmuar nga futbollisti për të ardhmen e tij ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

“Dardanët” nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

Grabiti 60 mijë euro në bankë, 50-vjeçari arratiset me monopatinë elektrike

Grabiti 60 mijë euro në bankë, 50-vjeçari arratiset me monopatinë elektrike

Hapet GoFundMe për 17-vjeçarin që preku zemrat e shqiptarëve, nga mjerimi te gjoba për protestën

Hapet GoFundMe për 17-vjeçarin që preku zemrat e shqiptarëve, nga mjerimi te gjoba për protestën