Largohen dy bashkëavokate nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit

Largohen dy bashkëavokate nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit

Largohen dy bashkëavokate nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit

Dy bashkëavokate të Kadri Veselit, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit të tij mbrojtës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas ndërprerjes së kontratave të tyre nga avokati kryesor i ish-kryetarit të Kuvendit, Rodney Dixon.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, Dixon ka vendosur më 13 tetor t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkëavokateve. Një ditë më vonë, më 14 tetor, Zyra e Regjistrit ka konfirmuar përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës të Veselit.

Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon ka deklaruar se largimi i O’Reillyt dhe Rowan nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Njoftimi i është dorëzuar Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të fazës së ardhshme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues për hartimin e strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë procedurave të Apelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Klopp zbulon dhimbjen që nuk po e kapërcen dot pas vdekjes së Jotas

Klopp zbulon dhimbjen që nuk po e kapërcen dot pas vdekjes së Jotas

Ambasada e Ukrainës: Rusia duhet të ndëshkohet për krimet, përfshirë vrasjen e civilëve

Ambasada e Ukrainës: Rusia duhet të ndëshkohet për krimet, përfshirë vrasjen e civilëve

Rama ndan fotografi nga Samiti i Berlinit, bie në sy mungesa e Kurtit

Rama ndan fotografi nga Samiti i Berlinit, bie në sy mungesa e Kurtit

Largohen dy bashkëavokate nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit | Momenti