Lagarde paralajmëron për inflacion të lartë

Lagarde paralajmëron për inflacion të lartë

Lagarde paralajmëron për inflacion të lartë

Në një intervistë për gazetën japoneze “Yomiuri Shimbun”, Lagarde tha se do të nevojiteshin ndryshime të konsiderueshme në të dhënat ekonomike, për të ndryshuar drejtimin aktual të politikës monetare të BQE-së.

Ajo theksoi se inflacioni në Eurozonë arriti në 4% në tetor, një nivel më i lartë nga sa parashikohej disa muaj më parë, megjithëse në përputhje me pritshmëritë e tregjeve.

Sponsor 3M Express

Sipas Lagarde, rritja e çmimeve lidhet kryesisht me energjinë.

Inflacioni në këtë sektor u rrit në 20,8% në tetor, nga 18,9% që ishte në shtator, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe uljes së kapaciteteve të rafinimit të naftës, në nivel global. Edhe çmimet e ushqimeve kanë shënuar rritje.

Megjithatë, ajo nënvizoi se treguesit bazë të inflacionit mbeten relativisht të qëndrueshëm.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimet, alkoolin dhe duhanin, ishte 2,5% në tetor, i pandryshuar krahasuar me muajin shtator.

Lagarde paralajmëroi se sa më gjatë të qëndrojë inflacioni në nivele të larta, aq më i madh bëhet rreziku që ai të largohet nga objektivi afatmesëm i BQE-së.

E pyetur nëse banka do të rrisë normat e interesit në dhjetor, ajo tha se vendimet do të merren në bazë të të dhënave ekonomike dhe do të shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Drejtues.

“Për momentin nuk mund të them se do ta bëjmë patjetër këtë në dhjetor. Ajo që di është se, bazuar në informacionin që kemi sot, do të nevojiteshin ndryshime të konsiderueshme që drejtimi i politikës të ndryshonte nga ai që pres aktualisht”, u shpreh Lagarde.

Në fund të tetorit, BQE vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të depozitave në 2,5%, por disa zyrtarë të bankës kanë sinjalizuar se një rritje tjetër në dhjetor mbetet e mundshme.

Gjatë një konference për edukimin financiar në Milano, më 6 nëntor, Lagarde tha gjithashtu se banka do të ndjekë nga afër treguesit ekonomikë, gjatë javëve në vijim për të përcaktuar, nëse një rritje e normave të interesit është e nevojshme.

Ajo shpjegoi se rritja e kostove të energjisë po ndikon njëkohësisht, në rritjen ekonomike dhe në çmime, duke e bërë më të ndërlikuar vendimmarrjen për politikën monetare.

Sipas saj, BQE-ja duhet të shmangë që rritja e çmimeve të përhapet në të gjithë ekonominë dhe të ndikojë pritshmëritë e bizneseve dhe konsumatorëve për inflacionin në të ardhmen.

Banka pritet të publikojë parashikimet e reja ekonomike muajin e ardhshëm, të cilat do të jenë një nga elementet kryesore për vendimin mbi normat e interesit në dhjetor.

Vendimmarrja vjen në një moment kur ekonomia e Eurozonës, përballet me presione të shtuara nga kostot e energjisë, pasiguria gjeopolitike dhe rritja e çmimeve, ndërsa BQE-ja synon ta mbajë inflacionin pranë objektivit prej 2%.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulmi në Krakov, para se t’i vriste gjashtë persona në qendër të qytetit, autori kishte vrarë prindërit dhe motrën

Sulmi në Krakov, para se t’i vriste gjashtë persona në qendër të qytetit, autori kishte vrarë prindërit dhe motrën

Ambasada Britanike organizoi Ceremoninë e Përkujtimit në Prishtinë

Ambasada Britanike organizoi Ceremoninë e Përkujtimit në Prishtinë

Arrestohet në Kullë kosovari i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër të Kroacisë

Arrestohet në Kullë kosovari i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër të Kroacisë