Një veturë Subaru me ngjyrë të zezë u fut të shtunën, pak pas orës 15:00, në sheshin kryesor të Krakovit në Poloni. Shoferi nisi të qëllonte me armë zjarri ndaj këmbësorëve, duke vrarë pesë persona në vend, ndërsa një i gjashtë vdiq më vonë në spital.

Gjatë sulmit u plagosën edhe 16 persona, pesë prej të cilëve shtetas të huaj.
Autori i sulmit është identifikuar si Michał O., 24-vjeçar, banor i qytetit Ostroëiec Śëiętokrzyski, i cili ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të Krakovit. Identiteti i tij u bë i ditur nga ministri i Brendshëm dhe Administratës i Polonisë, Marcin Kierëiński, në një konferencë për media të shtunën pas orës 20:00.
Sipas ministrit, 24-vjeçari kishte bindje shumë radikale dhe ishte i nxitur nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.
“Një numër i madh armësh u gjetën në veturën me të cilën po udhëtonte. Në Krakov, ai përdori një armë automatike”, deklaroi Kierëiński.
Ndërkohë, tri trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në banesën e autorit në Ostroëiec Śëiętokrzyski. Viktimat janë anëtarë të familjes së tij të ngushtë: babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 20-vjeçare.
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë në Krakov, sulmuesi u plagos dhe u dërgua në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas raportimeve të mediave, gjendja e tij nuk e lejon ende të merret në pyetje nga prokuroria.
Të gjithë personat e tjerë të plagosur nga sulmi janë gjallë. Gazeta «Wyborcza» raporton se gjendja e policëve të plagosur është përmirësuar. Ndërkohë, ka nisur një fushatë për dhurimin e gjakut për policin që ndodhet në gjendje të rëndë.
Që nga mesnata, Polonia është në zi kombëtare.
Burimi: Insajderi




