Laboratori i drogës në Shkodër, pesë punonjës të OSHEE-së në telashe me drejtësinë

Laboratori i drogës në Shkodër, pesë punonjës të OSHEE-së në telashe me drejtësinë

Laboratori i drogës në Shkodër, pesë punonjës të OSHEE-së në telashe me drejtësinë

Pesë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Shkodër janë proceduar penalisht nën dyshimin për shpërdorim detyre, në kuadër të hetimeve të operacionit policor të koduar “Labirinti”.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë së Shqipërisë, hetimet vijnë pas zbulimit të një ambienti nëntokësor në fshatin Ganjollë, që dyshohet se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe përpunimin e lëndëve narkotike.

Pesë punonjësit e proceduar janë J. D., 43 vjeç, K. F., 42 vjeç, L. H., 65 vjeç, Gj. M., 53 vjeç dhe D. D., 43 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së në Shkodër.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve hetimore për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Një ditë më parë, gjatë kontrolleve në dy objekte të nëndheshme në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”, në fshatin Ganjollë, policia kishte sekuestruar 170 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike, kishte asgjësuar 2 mijë e 600 bimë të dyshuara narkotike dhe kishte arrestuar 10 persona.

Rasti po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër./Klankosova.tv

Lexo edhe

10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

Hoti viziton universitetin në Zagreb, në fokus zhvillimi i aftësive digjitale

Hoti viziton universitetin në Zagreb, në fokus zhvillimi i aftësive digjitale

Kosova njihet për fustanet e nusërisë, po dhëndri ku mbetet?

Kosova njihet për fustanet e nusërisë, po dhëndri ku mbetet?