10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

Policia gjermane ka ndaluar një furgon me 12 persona në autostradën A7, pranë qytetit Dinkelsbühl, ku gjatë kontrollit ka zbuluar se 10 udhëtarë kishin tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, ndaj shoferit shqiptar janë hapur dy procedura penale, njëra prej tyre nën dyshimin për pastrim parash.

Sponsor 3M Express

Kontrolli është zhvilluar natën e së dielës, më 22 nëntor, rreth orës 00:30, në kuadër të kontrolleve policore në autostradë, raporton mediumi gjerman SWP.de.

Në furgon ndodheshin 10 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Automjeti drejtohej nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili gjatë kontrollit paraqiti patentë të kategorisë B. Megjithatë, kjo kategori nuk ishte e mjaftueshme për drejtimin e automjetit, për shkak të numrit të ulëseve.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, policia konstatoi se 10 nga 11 udhëtarët kishin tejkaluar afatin maksimal të lejuar të qëndrimit në zonën e Bashkimit Evropian, prej 90 ditësh.

Për këtë arsye, ndaj tyre janë nisur procedura për qëndrim të paligjshëm në Gjermani. Secili prej tyre ka marrë një dokument përmes të cilit duhet të dëshmojë largimin nga vendi brenda një afati të shkurtër.

Ndërkohë, edhe shoferi është përballur me pasoja ligjore. Ndaj tij është ngritur kallëzim për drejtim të automjetit pa patentën përkatëse.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur atij edhe një shumë të konsiderueshme parash, për prejardhjen e së cilës 26-vjeçari nuk ka arritur të japë një shpjegim bindës.

Në koordinim me Prokurorinë e Ansbachut, paratë janë sekuestruar, ndërsa ndaj shoferit është hapur edhe një procedurë tjetër penale, nën dyshimin për pastrim parash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mësohen emrat e zyrtarëve të gjykatave dhe avokatit që ranë në pranga në operacionin e sotëm

Mësohen emrat e zyrtarëve të gjykatave dhe avokatit që ranë në pranga në operacionin e sotëm

Gjermania ia ndalon hyrjen një 25 vjeçari shqiptar në vend, dyshime për mospërputhje në deklarimet e tij

Gjermania ia ndalon hyrjen një 25 vjeçari shqiptar në vend, dyshime për mospërputhje në deklarimet e tij

Sokolova: Zjarri nisi te dera e pasme, rrëmuja u krijua në hyrjen kryesore

Sokolova: Zjarri nisi te dera e pasme, rrëmuja u krijua në hyrjen kryesore