Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, është personi që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit.

Rasti ka ndodhur sot, në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa Policia ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se është njoftuar rreth orës 12:00 për një rast të kanosjes.
Djali i Kadaj-Bujupit ka konfirmuar për Insajderin se ishte kërcënuar me revole nga Shaqiri, i cili pas incidentit është shoqëruar në stacion policor.
Sipas informacioneve të Insajderit, mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor.
Burimi: Insajderi




