Një aksident i rëndë trafiku në Mal të Zi i ka marrë jetën një 47-vjeçari nga Kosova.

Sipas raportimeve, nga ky aksident ka mbetur i vdekur ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi.
Aksidenti ndodhi në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, rreth orës 15:45, ku u përfshinë dy automjete, transmeton Klankosova.tv.
Përveç 47-vjeçarit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar. Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar Policisë së Malit të Zi.
Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë rrugë është rikthyer.





