Kuzhinieri italian largohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Kuzhinieri italian largohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Kuzhinieri italian largohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Një kuzhinier italian, u shkarkua nga puna në një restorant në Brisbane të Australisë, për shkak se kishte refuzuar të vendoste ananas në picë.

Sponsor 3M Express

Davide Tamburella u largua nga vendi i tij i punës në muajin maj, në restorantin tashmë të mbyllur La Costa, dy javë pas një takimi me menaxhmentin, i cili kishte një sërë ankesash lidhur me sjelljen e kuzhinierit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Ndër ankesat ishte edhe refuzimi i Tamburellas për të përgatitur pica me proshutë dhe ananas për mysafirët në një organizim të veçantë.

Rasti doli në dritë pasi kuzhinieri iu drejtua Komisionit Australian për Punë të Drejta (Fair Ëork Commission), duke pretenduar se ishte larguar padrejtësisht nga puna.

Në vendimin e publikuar të martën, Komisioni vuri në dukje se Tamburella kishte refuzuar vendosjen e ananasit në pica sepse, siç thuhet në vendim, “ai konsideron se, si italian, vendosja e ananasit në picë është fyerje ndaj kulturës së tij”.

Komisioni theksoi gjithashtu se kjo ishte hera e tretë brenda katër vjetësh që Tamburella kishte refuzuar të përdorte këtë frut në pica.

Më herët, ai i kishte kërkuar shefit të tij që “të kontrollonte se sa e rëndësishme është për italianët të mos vendosin ananas në picë”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun