Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën, të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik në çështjet penale.

Deputetët kanë miratuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Suedisë për Ekstradim, atë për Transferimin e Personave të Dënuar, si dhe marrëveshjen për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.
Po ashtu, është ratifikuar edhe Traktati për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, njofton Klankosova.tv.
Me ratifikimin e këtyre katër marrëveshjeve, synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Suedisë dhe Belgjikës në fushën e drejtësisë dhe trajtimin e çështjeve penale.





