Kuvendi nuk e miraton rezolutën e PDK-së për barnat e pacientëve onkologjikë

Kuvendi nuk e miraton rezolutën e PDK-së për barnat e pacientëve onkologjikë

Kuvendi nuk e miraton rezolutën e PDK-së për barnat e pacientëve onkologjikë

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkonte masa urgjente për sigurimin e furnizimit të pandërprerë me barna për pacientët onkologjikë.

Sponsor 3M Express

Në votim morën pjesë 44 deputetë. Për rezolutën votuan 42 deputetë, ndërsa dy abstenuan.

Rezoluta u propozua nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari, pas interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë.

Përmes saj kërkohej që Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja të siguronin furnizim të rregullt me barna, të raportonin për mungesat gjatë vitit 2026 dhe të krijonin mekanizma për parandalimin e ndërprerjes së terapive.

Po ashtu, kërkohej shqyrtimi i mundësisë së rimbursimit të pacientëve që janë detyruar t’i blejnë vetë barnat për shkak të mungesës së tyre në institucionet publike.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sekretari amerikan i Thesarit flet për zhvendosjen në bazën ushtarake: S’frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani

Sekretari amerikan i Thesarit flet për zhvendosjen në bazën ushtarake: S’frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani

“Hajnesh, ktheji paratë e …” – Zemaj përplaset ashpër me deputeten Nagavci

“Hajnesh, ktheji paratë e …” – Zemaj përplaset ashpër me deputeten Nagavci

“E kam dashtë me shpirt e zemër” – Mentor Miftari konfirmon ndarjen nga Miranda Hashani

“E kam dashtë me shpirt e zemër” – Mentor Miftari konfirmon ndarjen nga Miranda Hashani