Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se nuk frikësohet nga kërcënimet me vdekje që vinë nga Irani, pasi u zhvendos së fundmi nga rezidenca e tij në Uashington D.C. në një bazë ushtarake amerikane.

“Pse duhet të kem frikë kur personeli ynë ushtarak në Gjirin Persik dhe Presidenti (Donald) Trump marrin vazhdimisht kërcënime me vdekje?”, u shpreh Bessent në një intervistë për CNBC.
Irani ka mohuar akuzat se po komploton për të sulmuar zyrtarë dhe qytetarë në tokën amerikane.
Megjithatë, Bessent shtoi se Irani po sillet “si një kafshë e rrezikshme e zënë ngushtë”, duke shpjeguar se ka ndjekur udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe është zhvendosur nga shtëpia e tij në një bazë ushtarake.
Bessent tha se u detyrua të zhvendosej pjesërisht edhe për shkak se gazeta The Ëall Street Journal publikoi një foto ajrore të shtëpisë së tij në Georgetow n në janar të vitit 2025.
“Shumë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, dhe gjëra të tilla duhet të ndalen”, tha ai.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës në administratën Trump paralajmëroi në një memorandum të parë nga agjencia Reuters në fund të muajit të kaluar se komplotet iraniane kundër personelit amerikan dhe shtetasve amerikanë kishin arritur në një fazë të avancuar.
Që nga muaji gusht, Bessent ka udhëhequr fushatën e sanksioneve dhe presionit ekonomik të SHBA-së kundër Iranit, të quajtur Operacioni “I Përjashtuari Ekonomik” në përpjekje për ta shtyrë Teheranin t’i japë fund sulmeve ndaj anijeve tregtare dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Kjo rrugë ujore jetike ka mbetur kryesisht e mbyllur që kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt.
Fushata e presionit ekonomik, e cila përkon me një bllokadë detare amerikane të porteve iraniane, ka përfshirë sanksione ndaj degëve të bankave në Lindjen e Mesme dhe firmave të tjera të shërbimeve financiare që lehtësojnë transaksionet me Iranin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





