Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

Sponsor 3M Express

Në mesin e pikave të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës për furnizimin me energji, si dhe Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë dhe atë për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, transmeton Klankosova.tv.

Në rend dite janë gjithsej 12 pika, përfshirë emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe rekomandimin për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Lexo edhe

Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent

Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent

Arda Guler firmos kontratë afatgjatë me Real Madridin

Arda Guler firmos kontratë afatgjatë me Real Madridin

Nga grupi i ferrit te ai i ëndrrave, këto janë dy skenarët ekstremë që mund ta presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2028

Nga grupi i ferrit te ai i ëndrrave, këto janë dy skenarët ekstremë që mund ta presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2028