Kushtetuta e re materiale e Kosovës – botohet në Vjenë, në gjuhën angleze, monografia më e re e profesor Enver Hasanit

Në Vjenë është botuar, në gjuhën angleze, monografia më e re e profesor Enver Hasanit, e cila shqyrton kushtetutën materiale të Kosovës, duke u mbështetur në teorinë dhe praktikën kushtetuese evropiane, nga Mortati dhe Kelseni deri te autorët bashkëkohorë.

Sponsor 3M Express

Dialogu me Serbinë, i cili zhvillohet që nga viti 2011, fillimisht rezultoi në detyrime të paqarta. Në vitin 2015, marrëveshja që i njihte të drejta të gjera komunitetit serb në Kosovë u vlerësua nga Gjykata Kushtetuese si jo tërësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pas disa vonesave, sipas tezës së shtjelluar në këtë monografi, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 u njohu serbëve autonomi politike dhe territoriale, duke përfshirë edhe sovranitetin mbi trashëgiminë e tyre fetare dhe kulturore.

Kjo autonomi u konkretizua më tej nëpërmjet projektstatutit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, të hartuar nga ekspertët e Bashkimit Evropian, i cili mbetet objekt i një shqyrtimi të ardhshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Teza qendrore e monografisë është se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 dhe konkretizimi i saj nëpërmjet projektstatutit të Asociacionit kanë krijuar, faktikisht, një kushtetutë të re materiale për Kosovën, pa ndryshuar formalisht tekstin e Kushtetutës së saj.

Libri trajton pasojat juridike dhe politike të këtij transformimi për natyrën e shtetësisë, sovranitetin dhe organizimin kushtetues të Republikës së Kosovës. Monografia është botuar nga Ministria Federale e Mbrojtjes e Austrisë, në bashkëpunim me Partnership for Peace Consortium of Defense Academies and Security Studies Institutes, me seli në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani.

Libri është në dispozicion të lexuesve në versionin elektronik dhe mund të shkarkohet në faqen zyrtare të Ministrisë Federale të Mbrojtjes të Austrisë, në adresën:

http://www.bmlv.gv.at/publikation-1267

Material Constitution an the Kosovo Context

Bundesheer, Wissenschaftliche Publikation – Inhalte:

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

Astrit Dushi, trashëgimia e tij jeton në çdo hap të KlanKosova FM! (VIDEO)

Astrit Dushi, trashëgimia e tij jeton në çdo hap të KlanKosova FM! (VIDEO)

Përkeqësohet raporti mes Antonetës dhe Nichit, banorja shpërthen në lot (VIDEO)

Përkeqësohet raporti mes Antonetës dhe Nichit, banorja shpërthen në lot (VIDEO)