Kush janë befasitë më të mëdha deri tani në Ligën e Kampionëve sipas gazetarit Bardh Maxhuni

Kush janë befasitë më të mëdha deri tani në Ligën e Kampionëve sipas gazetarit Bardh Maxhuni

Kush janë befasitë më të mëdha deri tani në Ligën e Kampionëve sipas gazetarit Bardh Maxhuni

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për çmimet individuale, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Sponsor 3M Express

Gazetari Bardh Maxhuni ka përmendur dy ekipe – Real Betisin dhe Comon si dy befasitë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, falë lojës qw po shfaqin të dyjat.

“Po, e pamë që pas tri xhirovo të para, tash i kemi pesë ekipe, të cilat e kanë arritë bilancin perfekt, pra, i kanë tri fitore, pra nëntë pikë maksimumin e kanë arritë”.

Ekipi që ka shkaktu befasi të madhe për mua është Real Betisi edhe Como. Betisi për faktin se pe shohim që po udhëhiqet nga një Isoc, i cili ndonëse është në perëndim të karrierës, po e shohim që atë përvojën që e ka pas që e ka ndërtu ndër vite, e ka sjellë te Betisi edhe nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, po kanë rezultate të mira si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Como një tjetër befasi, ndoshta jo befasi për neve që e përcjellim edhe në kampionat,pothuajse vazhdimisht, Como prej se është Fabregasi trajner ka bo një futboll atraktiv, tash në Ligën e Kampionëve ka marrë vëmendje më të madhe, për shkak se dihet që është gara më prestigjioze dhe e përcjellin krejt”, ka thënë mes tjerash Maxhuni.

Episodin e plotë të podcastit “Arena e Yjeve” me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

Lexo edhe

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar – njëri dërgohet në QKUK

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar – njëri dërgohet në QKUK

Jordan Bardella rizgjidhet në krye të së djathtës ekstreme në Francë

Jordan Bardella rizgjidhet në krye të së djathtës ekstreme në Francë

Arsenali mposht Evertonin dhe barazohet me Manchester Cityn në krye të tabelës

Arsenali mposht Evertonin dhe barazohet me Manchester Cityn në krye të tabelës

Kush janë befasitë më të mëdha deri tani në Ligën e Kampionëve sipas gazetarit Bardh Maxhuni | Momenti