Kush do ta trashëgojë numrin 10 të Messit? Dy emra në listën e Argjentinës

Kush do ta trashëgojë numrin 10 të Messit? Dy emra në listën e Argjentinës

Kush do ta trashëgojë numrin 10 të Messit? Dy emra në listën e Argjentinës

Kombëtarja e Argjentinës po mendon për të ardhmen pas Lionel Messit, ndërsa një nga dilemat kryesore është se kush do ta trashëgojë fanellën legjendare me numrin 10.

Sipas raportimeve të ESPN Argentina, Nico Paz dhe Lautaro Martínez janë dy kandidatët që po shqyrtohen nga stafi i përzgjedhësit Lionel Scaloni.

Sponsor 3M Express

Mesfushori i Comos, Nico Paz, konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit argjentinas, ndërsa Lautaro Martínez, i cili mban numrin 10 te Interi, shihet si alternativë falë përvojës së tij.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë vendim zyrtar se kush do ta marrë numrin e famshëm.

Sipas mediave argjentinase, numri 10 nuk do të përdoret në ndeshjet miqësore të nëntorit ndaj Uruguait dhe Kosta Rikës, në shenjë respekti për Messin.

Fanella ikonike pritet të rikthehet në përdorim në ndeshjet zyrtare të vitit 2027, kur Argjentina mund të nisë një kapitull të ri pa legjendën e saj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Netanyahu thotë se Izraeli do të përballet me presion ndërkombëtar për të pranuar Iranin si fuqi bërthamore

Netanyahu thotë se Izraeli do të përballet me presion ndërkombëtar për të pranuar Iranin si fuqi bërthamore

Kurti ndan pjesë nga intervista në radion shtetërore të Francës: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

Kurti ndan pjesë nga intervista në radion shtetërore të Francës: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

LEX | 19 vjeçarja u vra në Prizren, sepse familja kundërshtonte punën e saj si valltare ? Apeli rrëzon dënimin me 15 vjet ndaj Sead Halilajt

LEX | 19 vjeçarja u vra në Prizren, sepse familja kundërshtonte punën e saj si valltare ? Apeli rrëzon dënimin me 15 vjet ndaj Sead Halilajt