Ministrja Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një postimi, Kusari-Lila u është drejtuar edhe qytetarëve që ndodhen në Kosovë, por që kanë të drejtë vote në këto tri komuna, duke i ftuar të kthehen në vendlindje për të votuar.
“Sot është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar”, ka shkruar ajo.
Ministrja u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Luginën e Preshevës që të përfshihen aktivisht në procesin zgjedhor dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ajo ka kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në përcaktimin e përfaqësimit të tyre.
“Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar Kusari-Lila mesazhin e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




