Kurti: Vrasja e Arlinda Zekajt dëshmon dështimet institucionale, raportet priten deri nesër në orën 18:00

Kurti: Vrasja e Arlinda Zekajt dëshmon dështimet institucionale, raportet priten deri nesër në orën 18:00

Kurti: Vrasja e Arlinda Zekajt dëshmon dështimet institucionale, raportet priten deri nesër në orën 18:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke thënë se ai shpesh ka favorizuar të fuqishmit, në vend që të mbrojë të dobëtit.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke e cilësuar rastin si pasojë të një zinxhiri lëshimesh institucionale, përkundër paralajmërimeve që, sipas tij, nuk morën përgjigje.

Sponsor 3M Express

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se u ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të përgatisin raporte të detajuara për të identifikuar lëshimet dhe përgjegjësitë në secilën hallkë institucionale.

Sipas tij, raportet duhet të dorëzohen deri nesër, para orës 18:00, dhe më pas do të publikohen.

“Sot bëhen 3 ditë nga vrasja mizore e Arlinda Zekaj, në Vitomiricë të Pejës. Arlinda u vra para shtëpisë nga kunati. E mbrëmë, pak para mesnatës, është arrestuar edhe dorasi që ishte në arrati. Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, në fakt nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën. Menjëherë pas informacioneve të para, z. Kryeministrja dhe Ministria e Drejtësisë, Donika Gërvalla, si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, ka thirrur mbledhjen urgjente me të gjitha institucionet relevante të sigurisë e të drejtësisë qendrore e lokale, për të marrë informacionet e sakta mbi këtë ngjarje. Ndërkaq, si kryeministër, kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilat hallka të institucioneve”, tha ai.

Kurti ka theksuar se institucionet përgjegjëse kanë afat deri nesër në orën 18:00 për të dorëzuar raportet, të cilat, sipas tij, do të bëhen publike. Ai ka vënë në dukje nevojën për ndryshime në sistemin e drejtësisë, duke e konsideruar këtë çështje me rëndësi të veçantë për vendin.

“Tash, kur po flasim, kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti të cilin sigurisht që do ta ndajmë me publikun. Nesër mbrëma, para orës 18:00, i pres raportet”, tha Kurti.

Ai ka vënë në dukje nevojën për ndryshime në sistemin e drejtësisë, duke e konsideruar këtë çështje me rëndësi të veçantë për vendin.

Mes tjerash, Kurti vlerësoi se reformimi dhe funksionimi i drejtë i sistemit të drejtësisë përbëjnë një urgjencë kombëtare për Kosovën, ndërsa ritheksoi se raportet e kërkuara do t’i bëhen publike.

“Të dashur qytetarë, drejtësia nuk ka lindur vetvetiu. Ajo është shfaqur si domosdoshmërie kundër vënies ndaj padrejtësisë që ka lindur në botën e pabarazisë. Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cenojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur peshoren e justicjas, zonjës së drejtësisë, e kanë çaluar kah i fuqishmi dhe i pasuri, ia kanë zbuluar njërin sy për të parë se kah të peshojë drejtësia. E natyrisht, shpata mandej nuk ka për t’i rënë asnjëherë krimit e kriminelëve, por do të bie gjithnjë mbi të dobëtin, të varfrin dhe të pafuqishmin. Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt