Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.

Sponsor 3M Express

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim kanë vazhduar diskutimet e nisura në prill në Londër, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe projektet infrastrukturore e ekonomike në Kosovë.

Sipas Kurtit, që nga anëtarësimi i Kosovës në BERZH në vitin 2012, kjo bankë ka ofruar rreth 967 milionë euro mbështetje financiare për 151 projekte në sektorin publik dhe privat.

Ai ka theksuar se në mandatin e ri synohet që partneritetet për investime të bazohen në prioritetet strategjike të Kosovës, përfshirë sigurinë energjetike dhe ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën.

Kurti ka vlerësuar gjithashtu se BERZH-i mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën, edhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë

Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë

Simone Ashley zgjedh një fustan të kuq TOVE prej 1,125 eurosh për mbrëmjen në Londër

Simone Ashley zgjedh një fustan të kuq TOVE prej 1,125 eurosh për mbrëmjen në Londër