Në margjina të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Në takim u diskutua për stabilitetin e plotë institucional pas zgjedhjes së Presidentes, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Burimi: RTKLive





