Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Dublin të Irlandës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Sponsor 3M Express

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar homologun britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Kosovës.

Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë

Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë

Raphinha flet për kritikat e ashpra pas deklaratave për ngarkesën fizike: Jemi qenie njerëzore, disa gjëra na prekin

Raphinha flet për kritikat e ashpra pas deklaratave për ngarkesën fizike: Jemi qenie njerëzore, disa gjëra na prekin

Dështon seanca ndaj ish-profesorit Krasniqi, mungojnë prokurori dhe njëra nga studentet

Dështon seanca ndaj ish-profesorit Krasniqi, mungojnë prokurori dhe njëra nga studentet