Kurti: Synojmë rritjen e prodhimit dhe eksporteve, jo të jemi vetëm treg

Kurti: Synojmë rritjen e prodhimit dhe eksporteve, jo të jemi vetëm treg

Kurti: Synojmë rritjen e prodhimit dhe eksporteve, jo të jemi vetëm treg

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në këtë pritje ka takuar përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit, ekspertë dhe ndërmarrës nga Kosova dhe Polonia.

“Ne duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij. Nuk duam të jemi vetëm treg për të tjerët, por të ofrojmë produkte, shërbime dhe të bëhemi partnerë nëpërmjet investimeve në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Sponsor 3M Express

Ai ka njoftuar se Forumi do të përqendrohet në tri fusha kryesore: ekonominë dhe qeverisjen digjitale; mbrojtjen, sigurinë dhe teknologjitë e sigurisë kibernetike; si dhe avancimin e prodhimit, infrastrukturës dhe energjisë.

“Në secilën prej tyre mund të marrim mësime, sikurse të ndërveprojmë e të krijojmë lidhje të vyera për zhvillim”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri ka përmendur gjithashtu se Polonia do të marrë pjesë në takimin e G20 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm dhe se është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, organizata në të cilat Kosova synon të anëtarësohet në të ardhmen. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime