Kurti: Synojmë që brenda katër vjetësh 1 miliard euro importe t’i zëvendësojmë me prodhime vendore

Kurti: Synojmë që brenda katër vjetësh 1 miliard euro importe t’i zëvendësojmë me prodhime vendore

Kurti: Synojmë që brenda katër vjetësh 1 miliard euro importe t’i zëvendësojmë me prodhime vendore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përmes Agjendës Një Miliard Euro, në bashkëpunim me Data4X, synohet që brenda katër vjetësh një miliard euro importe të zëvendësohen me prodhime vendore.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të importojë shumë produkte që mund të prodhohen brenda vendit, ndërsa kjo agjendë synon të ndryshojë këtë gjendje përmes rritjes së prodhimit vendor.

“1 miliard euro prodhim vendor në vend të importit, do të thotë edhe fabrika të reja, vende pune e produkte vendore në raftet tona, por edhe eksport”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se kjo nismë nuk është proteksionizëm, por një agjendë zhvillimore që synon rritjen e prodhimit dhe konkurrueshmërisë së kompanive vendore.

Sipas Kurtit, në një kohë kur zinxhirët e furnizimit po përballen me sfida për shkak të ndryshimeve gjeostrategjike, rritja e prodhimit vendor është edhe një mënyrë për të forcuar vetëqëndrueshmërinë, pavarësinë dhe sigurinë e vendit.

Këto çështje, sipas tij, ishin në qendër të diskutimeve në edicionin e tretë të konferencës “The Future of Business”, me temën “Nga mundësitë tek investimet”. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

“Nuk ruante dosjet mjekësore të kandidatëve për leje armësh” – Inspektorati Shëndetësor gjobit Spitalin e Prizrenit që udhëhiqet nga Osman Hajdari

Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

“Liza” dhe “Rrumqi” dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

“Liza” dhe “Rrumqi” dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

Kurti: Synojmë që brenda katër vjetësh 1 miliard euro importe t’i zëvendësojmë me prodhime vendore | Momenti