Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Koalicioni Shqiptar në zgjedhjet e së dielës në Serbi ka arritur rezultatin më të lartë të votave për shqiptarët që nga viti 2000, duke marrë 27 mijë e 607 vota.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së bashkimit të subjekteve politike shqiptare, pavarësisht dallimeve mes tyre.

Kurti ka theksuar se shqiptarët janë renditur të dytët për nga numri i votave dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, në mesin e listave të pakicave kombëtare në Serbi.

“Të dielën që lamë pas, u mbajtën zgjedhjet në Serbi, në këto zgjedhje pati disa arritje historike. Koalicioni Shqiptar morri 27.607 vota, ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që nga viti 2000. Plot 1.233 vota më shumë se sa në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate. Me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37.354 votave. Shqiptarët janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët ndër listat e pakicave kombëtare”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Kurti ka vlerësuar gjithashtu rezultatin e listës studentore, e cila, sipas tij, doli e para, ndërsa ka thënë se koalicioni i presidentit serb Aleksandar Vuçiq e humbi shumicën parlamentare dhe lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

“Në anën tjetër, lista studentore doli e para. Koalicioni i Vuçiqit e humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit”, tha ai.

Lexo edhe

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000 | Momenti