Kurti pret delegacionin e FC Dardania Basel,

Kurti pret delegacionin e FC Dardania Basel,

Kurti pret delegacionin e FC Dardania Basel,

Kurti ka vlerësuar rolin e klubeve sportive të mërgatës në edukimin e të rinjve, duke theksuar se ato ndihmojnë në zhvillimin e disiplinës, punës në ekip dhe vetëbesimit, si dhe në ruajtjen e lidhjeve me prejardhjen shqiptare.

“Kjo forcë shihet edhe në futboll, pasi që shumë futbollistë me prejardhje shqiptare kanë mbrojtur ngjyrat e Zvicrës e disa zgjodhën Shqipërinë”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Sponsor 3M Express

Ai ka përmendur gjithashtu rëndësinë e komunitetit shqiptar në Zvicër, ku, sipas tij, jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë dhe zviceranë me prejardhje shqiptare.

FC Dardania Basel, që përfaqëson mërgatën shqiptare në Zvicër, sot pasdite zhvillon një ndeshje miqësore kundër KFV Lipjan.

Kurti e ka cilësuar këtë përballje si një mundësi për forcimin e lidhjeve mes mërgatës dhe vendlindjes, duke theksuar se në këtë ndeshje “fiton para së gjithash lidhja jonë”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome

Ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome

Rriten tensionet në Francë, policia mobilizon automjetet e blinduara para protestave

Rriten tensionet në Francë, policia mobilizon automjetet e blinduara para protestave

Dhjetë modele të ushqyerjes së shëndetshme që lidhen me plakje më të ngadaltë

Dhjetë modele të ushqyerjes së shëndetshme që lidhen me plakje më të ngadaltë