Kurti pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla flasin nesër

Kurti pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla flasin nesër

Kurti pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla flasin nesër

Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit të ZKM-së, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, përfshirë historikun dhe rrjedhën e rastit, si dhe çdo lëshim të mundshëm, trajtim të papërgjegjshëm, neglizhencë apo mosreagim institucional.

Sponsor 3M Express

“Do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lidhur me raportet dhe veprimet e mëtejshme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media të premten, më 30 tetor, në orën 09:00, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Themeloi Akademinë e Shkencave, ndahet nga jeta akademiku Luan Omari

Themeloi Akademinë e Shkencave, ndahet nga jeta akademiku Luan Omari

Princi Ali zbut qëndrimin ndaj Infantinos, pranon bashkëpunimin me organet disiplinore të AFC-së

Princi Ali zbut qëndrimin ndaj Infantinos, pranon bashkëpunimin me organet disiplinore të AFC-së

Protesta në Tiranë për të 17-ën ditë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e Ramës

Protesta në Tiranë për të 17-ën ditë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e Ramës