Kurti për Le Monde: Kosova kërkon anëtarësim në BE bazuar në meritë, jo përmes “derës së pasme”

Kurti për Le Monde: Kosova kërkon anëtarësim në BE bazuar në meritë, jo përmes “derës së pasme”

Kurti për Le Monde: Kosova kërkon anëtarësim në BE bazuar në meritë, jo përmes “derës së pasme”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” se Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian përmes meritave dhe reformave, e jo përmes ndonjë rruge të privilegjuar.

Sponsor 3M Express

Gjatë vizitës treditore në Paris, Kurti është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin ka diskutuar për integrimin evropian të Kosovës, mbështetjen franceze për zhvillimin e vendit dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore e energjetike.

“Pranimi në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme”, është mesazhi i Kurtit, sipas titullit të intervistës së publikuar nga “Le Monde”.

Në intervistën e dhënë të martën, më 10 nëntor, Kurti ka folur edhe për situatën e sigurisë në Evropë dhe ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në Kosovë.

“Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se historia po kthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë më parë në këtë shekull”, ka deklaruar Kurti në fillim të bisedës me gazetën franceze.

Ai ka theksuar se Kosova ndodhet në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, ku Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e saj, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të territorit të vet.

Kryeministri ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e Francës për projektet infrastrukturore dhe energjetike, me synimin që vendi të forcojë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij në një periudhë të pasigurt ndërkombëtare.

Një prej çështjeve të diskutuara gjatë vizitës në Paris është edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë. Për këtë projekt, Kosova ka siguruar një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e cila do të përdoret për hartimin e fshatit ndërkombëtar të atletëve.

Gazeta franceze ka trajtuar gjithashtu mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur si një prej pikave të tensionit edhe çështjen e autonomisë së serbëve të Kosovës, të cilët përbëjnë rreth gjashtë për qind të popullsisë.

Intervista e Kurtit për “Le Monde” vjen në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të siguruar mbështetje më të madhe nga partnerët evropianë dhe për të avancuar rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.

Lexo edhe

FSK-ja konfirmon lëndimin e një ushtari gjatë trajnimit: Rasti kishte ndodhur më herët në një poligon

FSK-ja konfirmon lëndimin e një ushtari gjatë trajnimit: Rasti kishte ndodhur më herët në një poligon

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës