Kurti këtë kërkesë e ka bërë gjatë takimit me përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Irlandës, në Dublin, ka njoftuar Zyra e Kryeministri..
“Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se për Kosovën rëndësi ka edhe vetë procesi i integrimit, pasi reformat e nevojshme, përveç përparimit në rrugën evropiane, sjellin përfitime për qytetarët dhe forcojnë shtetin.
Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, duke përmendur strehimin e refugjatëve dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it.
Në takim morën pjesë kryesuesi i Komitetit, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore të BE-së, Frank Smyth.
Burimi: RTKLive





