Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

Pas takimit, në një deklarim për media, Kurti ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa ka theksuar se hapi i parë drejt këtij synimi është marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim.

Ai ka bërë të ditur se Kosova llogarit në mbështetjen e presidencës irlandeze për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Sponsor 3M Express

“Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën irlandeze”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ka falënderuar popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës gjatë vitit 1999, kur ata u dëbuan nga vendi si pasojë e gjenocidit të forcave serbe.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ushtarët dhe oficerët irlandezë që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it për më shumë se dy dekada e gjysmë, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Duke folur për rëndësinë e takimit të Komunitetit Politik Evropian, Kurti ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi mes liderëve evropianë janë të rëndësishëm në kohën kur vazhdon agresioni rus në Ukrainë.

Ai ka përmendur edhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe luftën hibride, duke vlerësuar se takimet e tilla ndihmojnë në bashkërendimin e qëndrimeve dhe bashkimin e forcave të vendeve pjesëmarrëse.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Shpërthen vetura në Shën Petersburg, vritet koloneli rus – plagoset edhe familjari që udhëtonte me të

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Sulmohet fizikisht një i mitur në rajonin e Gostivarit, shokët pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi

Mourinho bëhet pengesë për largimin e yllit nga Real Madridi