Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë

Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë

Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë

Kurti ka thënë se gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv përballë dukurisë së largimit të profesionistëve shëndetësorë.

Ai ka theksuar se Qeveria synon të mbështesë mjekët me kushte më të mira pune, pajisje bashkëkohore dhe mundësi të reja trajnimi.

Sponsor 3M Express

Kurti ka përmendur investimet në shërbimet shëndetësore, përfshirë mbi 5.5 milionë euro në Gjinekologji, rreth 1.45 milionë euro në Kardiologjinë Invazive të QKUK-së dhe mbi tre milionë euro në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare.

Ai ka bërë të ditur se buxheti për Listën e Barnave Esenciale është rritur nga 35 milionë euro në vitin 2019 në 64 milionë euro këtë vit, ndërsa buxheti për barnat e pacientëve onkologjikë nga 8 në 22 milionë euro.

Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar kontributin e mjekëve të diasporës, të cilët kthehen për të ligjëruar, trajnuar profesionistët e rinj dhe për të bashkëpunuar me ekipet shëndetësore në Kosovë. Ai ka thënë se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të këtij takimi.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse