Pas përfundimit të akademisë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, kryeministri Albin Kurti, së bashku me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë ndezur qirinj pranë muralit “Astrit Dehari”, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të.
Me këtë gjest simbolik, ata kanë përkujtuar jetën dhe figurën e Astrit Deharit, dhjetë vjet pas vdekjes së tij.

Ndezja e qirinjve është bërë pas akademisë përkujtimore të organizuar në nderim të Deharit, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij.
Burimi: Dukagjini




