Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj kuletën me para e dorëzon në polici

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj kuletën me para e dorëzon në polici

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj kuletën me para e dorëzon në polici

Një veprim i lartë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare është shënuar sot në qytetin e Ferizajt, ku një banor lokal ka dëshmuar integritet shembullor pas gjetjes së një shume të konsiderueshme të të hollave.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën „Brigada 161”, ku qytetari A. Gashi ka hasur në një shumë prej 264.40 eurosh. Pa u luhatur fare, ai i ka marrë paratë dhe është drejtuar menjëherë për në Stacionin Policor në Ferizaj për t’i dorëzuar ato.

Veprimi i tij vuri menjëherë në lëvizje zyrtarët policorë. Pas verifikimeve të nevojshme administrative dhe procedurave të identifikimit, policia ka arritur të kontaktojë pronaren e parave, qytetaren me inicialet N.A.

Pas përfundimit të procedurave të rregullta, paratë i janë kthyer pronares me procesverbal të rregullt pranë organit të rendit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka vlerësuar lart dhe e ka falënderuar publikisht qytetarin A. Gashi për këtë gjest model, duke nëvizuar se veprime të tilla reflektojnë shkallë të lartë të kulturës qytetare dhe ndihmojnë në forcimin e besimit ndërmjet komunitetit dhe Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vasolli: Kosovës i duhet strategji kombëtare për ta shfrytëzuar potencialin e diasporës (VIDEO)

Vasolli: Kosovës i duhet strategji kombëtare për ta shfrytëzuar potencialin e diasporës (VIDEO)

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Krerët e institucioneve të sigurisë me mesazhe për policët e rinj: Guxim të mbrosh ligjin edhe përballë të fuqishmëve

Krerët e institucioneve të sigurisë me mesazhe për policët e rinj: Guxim të mbrosh ligjin edhe përballë të fuqishmëve