Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj bashkie kanë mbetur pa energji elektrike prej rreth 7 orësh.

Sponsor 3M Express

Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në bashkitë Has dhe Tropojë, ndërsa reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.

Në disa akse nacionale raportohet për rënie gurësh dhe dherash në rrugë, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, raporton Tch.

Por, mes problematikave të shkaktuara nga moti i keq, ka edhe një zhvillim pozitiv për zonën e Kukësit.

Rritja e reshjeve ka sjellë shtim të prurjeve në liqenin e Kukësit, ku sot, për herë të parë pas gjashtë muajsh, niveli i ujit ka nisur të shënojë rritje.

Kujtojmë se prej rreth dy javësh liqeni kishte arritur në një nivel kritik, duke zbuluar edhe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat zakonisht ndodhen nën ujërat e tij.

Ndërsa pritet përmirësimi i situatës së furnizimit me energji elektrike, reshjet dhe era e fortë vijojnë të kërkojnë kujdes nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Lexo edhe

U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë –  intervistohet stafi mjekësor

U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë – intervistohet stafi mjekësor

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh, arrestohen disa persona

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga