Ku shkuan mbi 1 miliard euro për energjinë? Tahiri paralajmëron debat të enjten në Kuvend

Ku shkuan mbi 1 miliard euro për energjinë? Tahiri paralajmëron debat të enjten në Kuvend

Ku shkuan mbi 1 miliard euro për energjinë? Tahiri paralajmëron debat të enjten në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se energjia është një nga çështjet kyçe për Kosovën dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.

Sponsor 3M Express

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka theksuar se mbi 1 miliard euro të shpenzuara për blerjen e energjisë elektrike, varësia e madhe nga importi, çmimi i lartë i rrymës dhe mosrenovimi i bllokut B1 për gjashtë vjet, janë çështje që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm në duart e Prokurorisë, por kërkon edhe hetim dhe debat parlamentar.

Tahiri ka bërë të ditur se të enjten do të hapet debati parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se pasojat e saj po rëndojnë mbi qytetarët dhe po e frenojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Energjia nuk është vetëm çështje e rrymës, por e ekonomisë, e mirëqenies së qytetarëve dhe e së ardhmes së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Nuk pranojmë të humbim vendet e punës”, korrierët e Just Eat në Zvicër dalin në grevë, punëtori rrëfen shqetësimet

“Nuk pranojmë të humbim vendet e punës”, korrierët e Just Eat në Zvicër dalin në grevë, punëtori rrëfen shqetësimet

Konfirmohet nga Federata Zvicerane: Granit Xhaka humb dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Konfirmohet nga Federata Zvicerane: Granit Xhaka humb dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Bejta dhe Akili përplasen ashpër

Bejta dhe Akili përplasen ashpër