Kryeprokurori i Shtetit takon familjen Dehari, zotohet për zbardhjen e rastit të Astritit

Kryeprokurori i Shtetit takon familjen Dehari, zotohet për zbardhjen e rastit të Astritit

Kryeprokurori i Shtetit takon familjen Dehari, zotohet për zbardhjen e rastit të Astritit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka takuar të martën familjen e të ndjerit Astrit Dehari, me të cilën ka diskutuar për shqetësimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me rastin.

Në takim ishte i pranishëm edhe prokurori special Bekim Kodraliu, i cili është prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Gashi ka dëgjuar nga afër shqetësimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të rastit me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

“Gjatë takimit, Kryeprokurori i Shtetit ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.

Kryeprokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje penale të trajtohet me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që rastet e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe të përmbushen pritshmëritë legjitime të familjarëve të tyre për drejtësi”, thuhet në njoftim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

Udhëtoni nga Berlini në Prishtinë me PrishtinaTickets

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë

BQK prezanton reformat financiare para përfaqësuesve diplomatikë