Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt

Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt

Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimet janë marrë në bazë të kompetencave ligjore, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve.

Ricaktimi synon që rastet të trajtohen me kujdesin dhe seriozitetin e duhur, në përputhje me ligjin dhe rrethanat e secilit rast, transmeton Klankosova.tv.

Paralelisht, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke analizuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet eventuale institucionale lidhur me rastet e raportuara nga e ndjera.

Ky proces përfshin shqyrtimin e kronologjisë së veprimeve të ndërmarra, vendimeve të nxjerra, vlerësimit të rrezikut dhe masave të ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe të rrethanave të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e përgjegjësive eventuale.

Në njoftim thuhet se do të kërkohet llogaridhënie për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet. Në rast se evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse.

Zyra e Kryeprokurorit thekson se vlerësimi do të bëhet mbi bazën e fakteve, dokumentacionit dhe provave përkatëse, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt | Momenti