Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastet e gruas së vrarë në Pejë, paralajmëron masa në rast të shkeljeve të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për mënyrën se si janë trajtuar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, është autorizuar edhe koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga institucionet në trajtimin e rasteve të viktimës.

Sponsor 3M Express

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është ngarkuar të dorëzojë një raport me shkrim, ku përfshihet kronologjia e trajtimit të rasteve, veprimet procedurale të ndërmarra, vendimet e nxjerra, vlerësimi i rrezikut ndaj viktimës dhe masat e marra për mbrojtjen e saj.

Raporti duhet të përfshijë edhe komunikimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, si dhe mënyrën se si është trajtuar shkresa e viktimës e datës 22 tetor 2026.

Po ashtu, Inspektoratit Policor të Kosovës i është kërkuar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga Zekaj në polici. Kjo përfshin shqyrtimin e mënyrës së pranimit dhe evidentimit të raportimeve, vlerësimin e rrezikut dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe raporteve, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore dhe institucionale.

Sipas njoftimit thuhet se në rast se konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo mosveprime nga zyrtarët përgjegjës, do të kërkohet llogaridhënie dhe do të ndërmerren masat përkatëse.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Abdixhiku pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti, LDK kërkon hetim të plotë dhe llogaridhënie

Abdixhiku pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti, LDK kërkon hetim të plotë dhe llogaridhënie

Nagavci për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja

Nagavci për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja