Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së tij si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ky vendim ka si qëllim ngritjen e efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë.

Prokurorët e caktuar, thuhet në vendim, do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjithashtu, do të mbikëqyrin trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve.

Në njoftim thuhet se do të mbikëqyrin edhe identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës.

“Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Probleme te Barcelona, ylli i skuadrës në dyshim për ndeshjen kundër Atleticos

Probleme te Barcelona, ylli i skuadrës në dyshim për ndeshjen kundër Atleticos

Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)